Pak orë para ndeshjes Egnatia – Shamrock Rovers në Rrogozhinë, UEFA

0%

Prej orës , do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Egnatia – Shamrock Rovers (stadiumi “Arena Egnatia”), raundi i 3-të në Europa League. Vetëm pak orë para sfidës, UEFA ka pranuar kërkesën e klubit irlandez që të ketë “Hydration Break” gjatë ndeshjes, pra pushim për hidratim.

Klubi i Shamrock e ka kërkuar diçka të tillë për shkak të temperaturave të larta në vendin tonë, ndryshe nga sa janë mësuar në Ishull. “Hydration Break” u prezantua gjerësisht në Kupën e Botës 2026, ku ishte prezentë në çdo ndeshje, edhe pse u kontestua në masë për shkak të vonesës së madhe. Madje kjo “skemë”, u përfol për komercialitet, se sa freskimin e lojtarëve.

Burimi: Bota Sot