Një diplomat i lartë rus ka kritikuar bashkëpunimin e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si krijim të një “kuaziblloku ushtarak” që, sipas Moskës, mund të rrisë tensionet në Ballkan.
Jurij Pilipson, drejtor i Departamentit të Dytë Evropian në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, tha se formimi i një “boshti të mbyllur” Zagreb–Tiranë–Prishtinë përbën një faktor destabilizues në rajon. Deklaratat e tij lidhen me deklaratën e përbashkët për bashkëpunimin në mbrojtje, të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë më në Tiranë.
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk Dokumenti synon forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, zhvillimin e industrisë ushtarake, rritjen e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura dhe zhvillimin e trajnimeve e ushtrimeve të përbashkëta.
Pilipson pretendoi se kjo nismë është pjesë e një politike të NATO-s për “militarizimin e përshpejtuar” të rajonit. Sipas tij, bashkëpunimi mes tri vendeve mund të ketë pasoja për sigurinë e Serbisë dhe të rrisë tensionet në Ballkan. Diplomati rus tha se Moska ndan shqetësimet e Beogradit, i cili prej fillimit e ka kundërshtuar marrëveshjen.
Serbia e ka paraqitur bashkëpunimin si një kërcënim të mundshëm për sigurinë e saj dhe për stabilitetin rajonal, shkruan index.hr. Në deklaratën e vitit 2025, megjithatë, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia e paraqitën bashkëpunimin si një mekanizëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.
Dokumenti përfshin bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, trajnime, ushtrime ushtarake, luftimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura. Bashkëpunimi trilateral tashmë ka hyrë në fazën e zbatimit.
Gjatë vitit 2026 është paralajmëruar edhe zhvillimi i stërvitjes së parë të përbashkët ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2025. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova nuk është pjesë e Aleancës.
Prishtina synon integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin në NATO. Rusia, ndërkohë, kundërshton forcimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës dhe e interpreton atë në kontekstin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo është pjesë e qëndrimit të Moskës dhe Beogradit ndaj statusit të Kosovës.
Marrëveshja mes tri vendeve nuk përbën një aleancë formale të NATO-s dhe nuk krijon një detyrim automatik për mbrojtje të përbashkët. Ajo është një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
