NPB konfirmon bllokimin e llogarive, mbi 32 milionë euro në procedurë

0%

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) në Prishtinë ka konfirmuar se llogaritë e saj bankare janë bllokuar që nga 12 gushti 2026, në kuadër të një procedure përmbarimore që lidhet me kontestin për projektin në Lakrishtë.

Kjo vjen pas deklarimeve të drejtuesit të grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i cili kishte deklaruar se llogaritë e NPB-së janë bllokuar si pasojë e një vendimi për dëmshpërblim prej mbi 30 milionë eurosh ndaj investitorëve privatë.

NPB, në përgjigjen e dhënë për Telegrafin , ka bërë të ditur se procedura lidhet me një shifër prej më shumë se 32.5 milionë eurosh, ndërsa ka theksuar se këtë detyrim e kundërshton përmes mjeteve juridike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Llogaritë bankare të NPB SH.A. janë të bllokuara që nga data , në kuadër të procedurës përmbarimore që lidhet me kontestin për projektin në Lakrishtë, i cili buron nga një kontratë e lidhur më . Procedura lidhet me një shumë mbi 32.5 milionë euro, të cilën NPB e kundërshton përmes mjeteve juridike në dispozicion”, kanë deklaruar nga NPB për Telegrafin.

Ndërmarrja ka konfirmuar gjithashtu se ekziston një aktgjykim me pasoja financiare mbi 32.5 milionë euro, ndërsa pjesa më e madhe e shumës, sipas saj, lidhet me të ashtuquajturin “fitim të humbur”. “Ekziston një aktgjykim me pasoja financiare mbi 32.5 milionë euro, pjesa dërrmuese e të cilit lidhet me të ashtuquajturin ‘fitim të humbur’.

NPB e ka kundërshtuar këtë vendimmarrje në të gjitha instancat dhe, më , ka ushtruar revizion pranë Gjykatës Supreme të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e NPB-së. Sveçla: NPB-së i janë bllokuar llogaritë, mbi 30 milionë euro dëmshpërblim ndaj investitorëve NPB ka shprehur bindjen se argumentet e saj juridike dhe faktike do të merren parasysh nga Gjykata Supreme.

“NPB mbetet e bindur në forcën e argumenteve të saj juridike dhe faktike dhe pret që shqyrtimi i plotë i çështjes nga Gjykata Supreme të rezultojë në një vendim në favor të Ndërmarrjes”, ka deklaruar ndërmarrja.

NPB daklarohet edhe rreth përfaqësimit juridik Duke iu përgjigjur postimit të Sveçlës në Facebook lidhur me përfaqësimin juridik në këtë rast, NPB ka bërë të ditur se është përfaqësuar nga Zyra Ligjore e ndërmarrjes, por edhe nga dy avokatë të jashtëm. “NPB është përfaqësuar juridikisht nga Zyra Ligjore e NPB-së, si dhe nga avokatët e jashtëm z. Valdrin Behrami dhe z.

Faton Fetahu, të angazhuar për përfaqësimin dhe mbrojtjen juridike të interesave të Ndërmarrjes”, thuhet në përgjigje. Ndërkohë, Sveçla kishte deklaruar se përfaqësimin juridik në proces e kishte bërë “avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së”, që në këtë rast edhe sipas NPB-së, është fjala për Faton Fetahun.

NPB: Situata po menaxhohet me prioritet Sa i përket ndikimit të bllokimit të llogarive në funksionimin e ndërmarrjes dhe përmbushjen e detyrimeve, NPB ka thënë se ka ndërmarrë veprime juridike dhe institucionale dhe se synon të ruajë funksionimin e saj.

“NPB ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet juridike dhe institucionale në dispozicion për mbrojtjen e interesit të Ndërmarrjes dhe të pasurisë publike”, ka deklaruar NPB.

“Situata është duke u menaxhuar me prioritet, me fokus në ruajtjen e funksionimit të rregullt të NPB-së, përmbushjen e obligimeve financiare dhe vazhdimësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet më tej në përgjigje.

Sveçla kishte ngritur akuza ndaj menaxhmentit të NPB-së dhe subjekteve politike që, sipas tij, kanë përgjegjësi për gjendjen e ndërmarrjes, duke thënë se rasti në Lakrishtë mund ta çojë NPB-në drejt falimentimit.

Për dallim nga ajo që thuhet në postimin e Sveçlës për një dëmshpërblim “mbi 30 milionë euro”, NPB ka thënë se bëhet fjalë për mbi 32.5 milionë euro dhe se ndaj vendimmarrjes ka ushtruar mjete juridike, përfshirë revizionin në Gjykatën Supreme. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi