Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.A. dhe A.A., të dyshuar për veprën penale “Vrasja në tentativë”. Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në marketin e pompës së derivateve “Hib Petrol” në Ferizaj.
Dyshohet se D.A. dhe A.A., së bashku me një të mitur, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes A.A. dhe viktimës A.Sh., e kanë përcjellë këtë të fundit me veturë dhe e kanë sulmuar sapo ai ka hyrë në market.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, D.A. dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në pjesën e majtë të abdomenit, ndërsa A.A. e ka goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. I mituri dyshohet se e ka sulmuar me një shkop druri. Viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë.
Prokuroria bën të ditur se mosmarrëveshja mes A.A. dhe viktimës kishte ndodhur rreth një vit më parë në Zvicër. D.A. dhe A.A. ndodhen nën masën e ndalimit 48-orësh, ndërsa për ta është kërkuar paraburgim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
