Mesfushori shqiptar është i pafat dhe humb ndeshjen e parë të

0%

Armand Rada ka qenë shumë i pafat pasi vetëm pak ditë para debutimit të shumëpritur të tij në Serinë B, është dëmtuar dhe nuk pritet të jetë në javën e parë të sezonit të ri. Mesfushori i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, ka siguruar ngjitjen në Serinë B me skuadrën e Viçencës dhe pritet të jetë një element i rëndësishëm për këtë sezon.

Por klubi bëri të ditur sot se Rada ka pësuar një dëmtim në pulpë gjatë stërvitjeve të kësaj jave. Kësisoj, lojtari është lënë pushim dhe ka filluar fazën e rikuperimit. Por ai pritet të humbasë ndeshjen e parë të sezonit në Serinë B, atë që luhet më datë 21 korrik përballë Katanzaros.

Burimi: Bota Sot