Besmir Daci nënshkroi për skuadrën sllovake

0%

Futbollisti i ri shqiptar Besmir Daci, mesfushor ofensiv, sot ka nënshkruar kontratë me klubin sllovak Nitra. Daci, 22 vjeç, vjen nga shkolla e futbollit të Shkupit ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Dukagjinin, Besën dhe në dy periudha për Skopjen, ku edhe ka lënë përshtypjen më të mirë. :Në ndeshjen e barazhit kundër Brerës, Daci ishte një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin e Shkupit dhe në sigurimin e ngjitjes në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, Nitra është një klub me më shumë se një shekull traditë në futbollin sllovak. Aktualisht pjesë e klubit është edhe futbollisti i njohur Stoch, ish-lojtar i Fenerbahçes, Chelsea-t, PAOK-ut, Bursasporit etj.

Në këtë moment Nitra garon në Ligën e Tretë të Sllovakisë, por klubi ka ambicie të mëdha për t’u ngjitur fillimisht në Ligën e Dytë dhe më pas edhe në Ligën e Parë”, ka shkruar media maqedonase “Ekipa”. Një nga njerëzit kryesorë dhe aksionarët e klubit është Xhemail Shefki, biznesmen i njohur nga trevat tona, i cili mbështet edhe sportin në këtë pjesë të Sllovakisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas nënshkrimit të kontratës me Nitran, Besmir Daci tha: “Këtë hap timin e shoh si një sfidë të madhe për t’iu afruar futbollit evropian. Shpresoj që me Nitran, brenda dy vitesh, të luajmë sërish në Ligën e Parë të Sllovakisë. Kushtet që drejtuesit e klubit po sigurojnë, sigurisht që e kërkojnë një gjë të tillë”.

Burimi: Bota Sot