Sam Smith ia kushton albumin e ri “Hazel Eyes” të fejuarit të tij,

0%

Këngëtari dhe kantautori britanik Sam Smith ka zbuluar se albumin e tij të ri, “Hazel Eyes”, ia ka kushtuar të fejuarit të tij, stilistit të modës Christian Cowan. Artisti foli për projektin gjatë një interviste në emisionin “The New Yorker Radio Hour”, ndërsa albumi pritet të publikohet në fund të gushtit.

Smith tregoi se Cowan ka qenë një mbështetje e madhe për të gjatë gjithë procesit të krijimit të albumit. “Ka qenë i mrekullueshëm dhe më ka mbështetur gjatë gjithë procesit të krijimit të albumit. Gjithmonë kam menduar se sa shumë duhet të zbuloj. Nuk doja të tregoja shumë, por në të njëjtën kohë albumi flet edhe për të.

Është një letër dashurie për të dhe një pasqyrim i kësaj periudhe që po kalojmë”, u shpreh këngëtari. I pyetur nëse e kishte pasur të vështirë të shkruante këngë të frymëzuara nga dashuria dhe lumturia, Smith pranoi se fillimisht kishte pasur frikë. “Kam qenë i frikësuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur isha më i ri, gjithmonë kisha shumë frikë të dashurohesha, veçanërisht pasi albumi ‘In the Lonely Hour’ pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe ma ndryshoi jetën në shumë mënyra. Mendoja me vete: ‘Më mirë të qëndroj i mjerë’. Por e dija se, kur të vinte momenti dhe të dashurohesha vërtet, nuk doja të kisha frikë të krijoja nga ai emocion.

Si artist, për mua ka qenë një përvojë shumë e thellë dhe përmbushëse”, rrëfeu ai. Albumi i pestë në studio i Sam Smith do të publikohet më 21 gusht. Ai vjen pas projekteve “Gloria” (2023), “Love Goes” (2020), “The Thrill of It All” (2017) dhe albumit debutues “In the Lonely Hour” (2014). Në muajin korrik, Smith konfirmoi edhe fejesën me Christian Cowan, pas rreth tre vitesh lidhje.

Artisti ka zbuluar gjithashtu se këngën e parë të albumit, “Everlasting Love”, e ka shkruar një natë para takimit të tyre të parë. Çifti u fotografua për herë të parë së bashku në dhjetor të vitit 2022, në Shtëpinë e Bardhë, ku u shfaqën krah presidentit amerikan Joe Biden dhe zonjës së parë Jill Biden.

Lidhjen e tyre e konfirmuan publikisht në maj të vitit 2024, kur morën pjesë së bashku në Met Gala.

Burimi: Telegrafi