“Skemë puçiste”, Mekuli ngre dyshime ‘të forta’: Kush e regjistroi

0%

Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar pas tensioneve të raportuara në Kuvendin e Kosovës gjatë aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, duke ngritur një sërë pyetjesh lidhur me organizimin dhe sigurinë e ngjarjes.

Në një postim publik, Mekuli pyet se kush e lejoi dhe kush e organizoi hyrjen e një numri të madh kamerash dhe personash në Kuvend, pikërisht në momentin kur ndodhën përplasjet politike.

Ai rikujton se Kuvendi kishte njoftuar zhvillimin e aktivitetit tradicional me mërgimtarët nga 10 deri më 12 gusht, me vizita nga ora deri në , por thekson se pyetja kryesore mbetet kontrolli i hyrjeve dhe akreditimeve. Mekuli pyet nëse të gjithë personat e pranishëm ishin vërtet mërgimtarë apo nëse mes tyre kishte individë të sjellë për të krijuar tensione dhe konflikt ndërpartiak.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kur një institucion shtetëror shndërrohet në skenë dhune dhe konfliktet shpërthejnë para kamerave, qytetarët kanë të drejtë të pyesin nëse gjithçka ishte spontane apo pjesë e një skenari të menduar më parë” , shkruan ai.

Sipas Mekulit, ngjarja kërkon sqarime institucionale, ndërsa ai kërkon përgjigje për mënyrën se si u organizua aktiviteti dhe kush mban përgjegjësi për atë që e quan “dramë politike”.

Në fund të reagimit të tij, publicisti përsërit pyetjen: “Kush i ftoi njerëzit me kamera, kush e hapi derën e Kuvendit dhe kush e shkroi skenarin për destabilizim të Kosovës?” duke kërkuar hetim dhe transparencë të plotë për incidentin. Shkrimi i plotë: Kush e regjisoi dramën në Kuvend?

Pyetjet që po shmangen nga debati janë shumë më të rëndësishme se vetë spektakli i tmerrshëm në Kuvend: Kush e lejoi dhe kush e organizoi futjen e qindra kamerave dhe “gazetarëve” në Kuvend? Kush vendosi që dyert e institucionit të hapeshin për një numër kaq të madh njerëzish pikërisht në këtë moment?

Kur Kuvendi kishte njoftuar se nga 10 deri më 12 gusht zhvillohej aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me vizita nga ora deri në . Por pyetja ime është: Kush e kontrolloi hyrjen, akreditimin dhe organizimin e kësaj skene me elemente puçiste? A ishin të gjithë ata që u paraqitën si “mërgimtarë” vërtet mërgimtarë?

Apo mes tyre kishte edhe njerëz të sjellë aty për një qëllim rrëmuje e konflikti ndërpartiak? Konsekuent deri në fund: Kush ishte regjisori i kësaj drame politike?

Sepse kur një institucion shtetëror shndërrohet në skenë dhune, kur kamerat janë gati, kur konfliktet shpërthejnë para kamerave të “gazetarëve” dhe më pas pamjet shpërndahen me shpejtësi në media e rrjete sociale, populli ka të drejtë të pyesë: a ishte gjithçka spontane, apo dikush e kishte menduar skenarin? Edhe njëherë: Kush i ftoj njerëzit me kamera?

Kush e hapi derën e Kuvendit dhe kush e shkroi skenarin për destabilizim të Kosovës?

Burimi: Bota Sot