Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe mjeteve të tjera metalike nga disa shitës ambulantë në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë.
Sipas njoftimit, aktiviteti policor ka nisur më , kur gjatë kontrolleve në këtë lokacion janë vërejtur shitës ambulantë duke tregtuar mjete të mprehta, boksa metalikë dhe mjete të tjera. Në kuadër të këtij aksioni, Policia dhe inspektorët e tregut kanë sekuestruar një sasi të këtyre mjeteve. Kontrollet kanë vazhduar edhe më 12 gusht, në të njëjtin lokacion.
Sipas Policisë, inspektorët e tregut, të asistuar nga zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë dhe duke respektuar procedurat ligjore, kanë kryer kontrolle te disa persona të dyshuar, përkatësisht shitës ambulantë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 86 mjete të mprehta (briskë); 19 boksa metalikë; 2 shufra metali; 3 futrolla thikash.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me personat tek të cilët janë gjetur këto mjete apo për procedurat e mëtejshme ndaj tyre. / Telegrafi
