Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se iu është drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.
“Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare, kam propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën , në ambientet e Kuvendit. Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka shkruar Tahiri. Pas takimit do t’ju drejtohemi mediave në hollin e kuvendit, thuhet në fund të njoftimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
