Komuna e Mitrovicës ka njoftuar qytetarët se rruga “Mursel Igrishta”, në degëzim të rrugës “Mbretëresha Teutë”, do të bllokohet përkohësisht për qarkullim. Sipas njoftimit, bllokimi do të bëhet për shkak të punimeve në infrastrukturën teknike të objektit të çerdhes, konkretisht për realizimin e kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Rruga do të jetë e bllokuar më , nga ora deri në . Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat e përkohshme në qarkullim gjatë zhvillimit të punimeve. / Telegrafi
