Një person është kapur në flagrancë duke ndezur zjarr në një arë në fshatin Nashec të Prizrenit, ndërsa flakët kishin përfshirë edhe disa drunj. Rasti ka ndodhur sot rreth orës , kur Brigada e Zjarrfikësve në Prizren, gjatë patrullimit me dron në terren, ka vërejtur një person duke djegur barishte në një arë.
Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Sipas zyrtarëve të Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, personi është kapur në flagrancë dhe rasti është raportuar në Polici. Rasti po trajtohet si zjarrvënie e qëllimshme.
Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prizren u është bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pasi rreziku i përhapjes së tyre është shumë i lartë, veçanërisht gjatë këtyre ditëve me temperatura mbi 30 gradë. / Telegrafi
