Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor, në drejtimin e dirigjentit Desar Sulejmani po zhvillon disa koncerte me muzikë në qytetin e Shkodrës. Muzika e dhomës merr një rëndësi të veçantë për këtë orkestër me instrumentistë të rinj shumë të talentuar, jo vetëm nga Europa por edhe nga Venezuela. Muzika e dhomës është një stil muzike klasike i shkruar për një grup të vogël instrumentesh.
Muzika e dhomës ka një instrumentist për çdo pjesë dhe luhet pa dirigjent dhe është bërë për t’u luajtur në dhoma të vogla ose hapësira pallati në vend të sallave të mëdha koncertesh.
Muzika e dhomës filloi si muzikë intime, shoqërore, në grupe të vogla, në oborret dhe shtëpitë evropiane të shekujve 15–të dhe 16–të, duke evoluar në një formë arti të dallueshme, profesionale dhe të rafinuar gjatë shekujve 17–të dhe 18–të. Koncerti në Kishën katolike e Don Bosko – .
Koncerti i parë i muzikës së dhomës i WBYO u zhvillua në ambientin e Kishës së Motrave Stigmatine, pranë kompleksit Don Bosko në Shkodër. Programi solli vepra të repertorit klasik evropian dhe krijime bashkëkohore, të interpretuara nga ansamble të vogla të përbëra nga muzikantë të rinj të orkestrës.
Atmosfera intime e kishës nxori në pah dialogun muzikor mes instrumentistëve dhe cilësinë artistike të interpretimit. Në koncertin në Kishën Katolike ‘Don Bosko’, instrumentistët e Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor, interpretuan muzikë dhome me nivel të lartë autor si: John Williams, ‘Olimpic spirit fanfare’ 1932, August Klughardt (1847 – 1902), ‘Nexus Winds’, Shostakovic (1906 – 1975) ‘Five pieces for Violin, Cello and Piano’.
Prokofiev (1891– 1953), ‘Allegro sostenutto Frim String Quartet’ Nr 2 Op. 92, Debussy (1862– 1918) ‘Beau Soir’, Gustav Mahler (1862– 1911) ‘Piano Quartet’, Willy Hess (1906 – 1997) ‘First Quintet for Contrabasson and String Quartet’ Op 63, Muzikë nga ABBA, Muzikë popullore irlandaze, Chris Hazzel (1948) ‘Three brass Cats’ dhe WBYO 2026 Brass Ensemble drejtuar me shumë profesionalizëm nga Franz Wagnermyer.
Instrumentistët e rinj luajtën me nivel të lartë artistik, stil, intonacion dhe komunikim muzikor të veçantë. Koncerti në Institutin ‘Yunus Emre’ – . Në oborrin e Institutit Yunus Emre u organizua një mbrëmje e dytë me muzikë dhome, e cila theksoi dialogun ndërkulturor përmes muzikës.
Programi përfshiu vepra të kompozitorëve të njohur të muzikës klasike, si edhe krijime të kompozitorëve turq dhe autorëve të rinj nga Ballkani Perëndimor. Ky koncert krijoi një urë artistike mes traditës muzikore evropiane dhe asaj turke, duke promovuar bashkëpunimin kulturor dhe vlerat që përfaqëson.
Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor u takua edhe me dashamirësit e muzikës në Institutin ‘Yunus Emre’ në Shkodër. Në koncertin ku interpretuan muzikantë të rinj e të talentuar nga vende të ndryshme, përveç veprave të përzgjedhura të muzikës klasike, u interpretuan edhe vepra të kompozitorëve turq si dhe melodive tradicionale turke.
Në këtë koncert krahas shumë autorëve të njohur të muzikës së dhomës, instrumentistët e rinj luajtën vepra të kompozitorëve turq si, Ulvi Cemal Erkin (1906 –1972) ‘Allegro ma non troppo from string Quartet’, Nuri Sami Koral (1908– 1990) dhe Anonymous ‘Cayell’ nden Oteye’. Nuri Sami Koral dhe Ulvi Cemal Erkin, ndërthurja e muzikës turke me teknikat e muzikës klasike perëndimore.
Kompozitori Nuri Sami Koral simbolizon ndërthurjen e traditës muzikore turke me teknikat e muzikës klasike perëndimore. Makamet dhe meloditë popullore shërbejnë si shenja të identitetit kulturor turk. Polifonia simbolizon modernizimin dhe hapjen drejt kulturës evropiane. Ritmet dhe ngjyrimet melodike përcjellin kujtesën historike dhe shpirtin e traditës anatoliane.
Kompozitori Ulvi Cemal Erkin, muzika e tij simbolizon dialogun mes Lindjes dhe Perëndimit. Përdor meloditë popullore, makamet dhe ritmet aksak si shenja të identitetit kombëtar turk. Harmonia dhe format klasike evropiane përfaqësojnë modernitetin dhe universalitetin artistik. Kontrastet e timbrit, ritmit dhe dinamikës krijojnë një narrativë emocionale që lidh traditën me bashkëkohoren.
Muzika e tij shpreh identitet kulturor, liri krijuese dhe komunikim ndërkulturor. Si përfundim kur kompozohet muzika lindore me teknikat e muzikës klasike perëndimore, krijohet një dialog unik ndërkulturor. Njerëzit përdorin thënie, idioma dhe fraza konceptuale të ndryshme krijuese për të përshkruar këtë bashkim të pasur muzikor.