Legjenda e futbollit, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, ka disa fjalë të rëndësishme për akademinë e portierëve të Republikës së Kosovës. Mehmeti mendon se është koha e zbulimit të një portierit të madh autokton. “Akademia e portierëve… FFK- Filloi Projektin i Ri për zbulimin, avancimin dhe ngritjen e cilësisë tek portierët Kosovës.
Ky projekt është vazhdimësi (2018) e punës të mëhershme. Ishte projekt i dy- tri programeve që u punua e zbatua nga të ngarkuarit të FFK-s derisa unë isha aktiv (me kërkesën e legjendës Fadil Vokrri dhe zëvendësit Agim Ademi). Përherë kam insistua e kërkuar modifikimin e planit avancues të punës me portier, të gjeneratave të reja (U-15).
Ky projekt tani i ri qenka mjaft ambicioz, por, gati i njejtë me atë që unë e trumbetoja (ishin mungesë kushtesh). Tani ideale dhe me ekipin me shumë përvojë premton avancim e ngritje cilësisë (por , ka vend edhe pakëz këshilla…?). Shpresojë se nën udhëheqjen e ish portierit me përvojë drejtorit z.
Samir Ujkanit, ky projekt do të futet në binarë që çojnë drejtë zbulimit të ndonjë portieri të madh autokton … Urime e suksese”, ka shkruar Esat Mehmeti.
