Timja dhe misioni i papërfunduar

0%

E shanë, e ofenduan dhe e demonizuan një luftëtare të lirisë. Dhe për çfarë? Vetëm sepse tentoi të zbrazë një strajcë me vezë kundër njeriut që, sipas shumëkujt, ka më pak përgjegjësi se tre të tjerët që ëndërrojnë pushtetin përmes bllokadave politike dhe interpretimeve të një Kushtetute të Ahtisarit plot vrima e arnime.

Por le ta themi troç: misioni i Timës mbeti vetëm gjysmë i përmbushur: Po të donte ta çonte deri në fund këtë mision simbolik, do të duhej që në lule të ballit t’ua përplaste nga një vezë edhe Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit. Atëherë askush nuk do të mund ta akuzonte për njëanshmëri. Përkundrazi, do ta shpallnin heroinë të guximit politik, jo në Serbi, por në Kosovë.

Është interesante se mjeti që përdori Timja këto ditë u trajtua nga disa sikur të ishte granatë e jo një vezë. Reagimet ishin aq dramatike sa të krijohej përshtypja se republika po përballej me një kërcënim ekzistencial, e jo me një akt proteste groteske dhe teatrale. Megjithatë, në ditë të zymta për politikën kosovare, Timja arriti diçka që pak politikanë arrijnë: na argëtoi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Na dha një spektakël që zbuloi hipokrizinë, nervozizmin dhe standardet e dyfishta të skenës politike. Prandaj, me humor e ironi, mund ta quajmë Timen “magjistarja e unitetit”. Jo sepse bashkoi politikën, por sepse për disa çaste bashkoi publikun rreth një ngjarjeje që askush nuk mund ta injoronte.

Dhe po, unë vazhdoj të mendoj se Timja tregoi më shumë guxim e burrëri politike se shumë burra që sot sillen rreth korridoreve të pushtetit. Më besoni: ky tregim nuk është as metaforë, as eufemizëm.

Burimi: Bota Sot