Pas deputetëve, edhe mërgimtarët “përplasen” mes vete në Kuvend

0%

Pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, situata është tensionuar edhe mes qytetarëve të pranishëm në sallë gjatë aktivitetit të organizuar për mërgimtarët. Gjatë aktivitetit, njëri prej pjesëmarrësve ka shfaqur një pankartë me mbishkrimin “Kurti n’burg”. Shfaqja e pankartës ka nxitur reagime nga pjesëmarrësit e tjerë, duke shkaktuar përplasje verbale mes tyre.

Tensionet u zhvilluan në ambientet e Kuvendit, në një kohë kur situata politike dhe përplasjet mes deputetëve kanë qenë të pranishme edhe gjatë seancës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com