Lautaro Martínez te Barcelona?

0%

Me situatën e Julián Álvarez në ngërç, Barcelona po shqyrton alternativa të tjera për t’i dhënë Hansi Flick një përforcim të madh në sulm. Kjo sepse Atlético Madridi nuk dëshiron ta shesë argjentinasin, ndërsa Barcelona ka acaruar klubin spanjoll duke kontaktuar lojtarin pa e informuar më parë.

Kështu, në skenë ka hyrë Lautaro Martínez, i cili edhe më parë ka qenë objekt interesi nga Barcelona. Sipas gazetarit katalanas Gerard Romero, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar javën e kaluar me agjentin e kapitenit të Interit, Alejandro Camaño.

Takimi nuk nënkupton se ka nisur një negociatë me Interin, por tregon se Barcelona po lëviz për të eksploruar mundësinë e transferimit të Lautaros. Për momentin bëhet fjalë vetëm për “sondazhe”. Nga ana tjetër, Lautaro ka kontratë me Interin deri më 2029 dhe ka deklaruar vazhdimisht se ndihet shumë mirë në Milano: “Ndihem si në shtëpinë time, do të doja ta mbyllja karrierën këtu”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Marotta nuk dëshiron të krijojë një boshllëk teknik dhe drejtues duke shitur kapitenin. Megjithatë, ofertat e jashtëzakonshme mund të ndryshojnë gjithçka.

Burimi: Bota Sot