Lamine Yamal befason

0%

Lamine Yamal u ka dhënë fund pushimeve dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri me Barcelonën. Kampioni i botës u rikthye këtë të mërkurë në qendrën stërvitore të klubit, së bashku me disa prej bashkëlojtarëve që ishin pjesë e Spanjës në Botëror.

Pau Cubarsí, Pedri, Dani Olmo dhe Yamal zhvilluan seancën e parë stërvitore të sezonit, ndërsa Barcelona do ta nisë zyrtarisht kampionatin më 23 gusht. Ndeshja e parë ndaj Athletic Bilbaos është shtyrë pikërisht për t’u dhënë më shumë kohë për rikuperim dhe përgatitje futbollistëve që shkuan deri në fund të Botërorit. Yamal nuk e ka kaluar periudhën e pushimeve vetëm.

Përpara rikthimit në Barcelonë, 19-vjeçari ka shfrytëzuar ditët e lira për të kaluar kohë në Saint-Tropez me të dashurën e tij, modelen spanjolle Inés García Santos. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet e çiftit, ku bien në sy edhe imazhet nga fusha e futbollit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në to, Yamal shihet duke nisur përgatitjet individuale për sezonin e ri, ndërsa e dashura e tij ishte pranë tij. Kthimi në stërvitje vjen vetëm një ditë pas festës së 19-vjetorit të Yamalit, ku morën pjesë edhe disa prej futbollistëve të Barcelonës.

Ndërkohë, Eric García, Gavi dhe Joan García ishin rikthyer më herët te grupi, pasi patën më pak minuta me kombëtaren spanjolle gjatë Botërorit. Në përgatitje ishin bashkuar më herët edhe francezi Jules Koundé dhe anglezi Anthony Gordon.

Pas një vere të jashtëzakonshme, gjatë së cilës fitoi Kupën e Botës me Spanjën, Yamal tani ka nisur misionin e radhës: të jetë gati për një tjetër sezon me Barcelonën dhe të vazhdojë të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës katalanase.

Burimi: Bota Sot