Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria nis veprime urgjente për

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur veprime urgjente lidhur me kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj. Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas pranimit të informatave për një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar Haradinaj, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Njësia e Hetimeve të Përgjithshme është angazhuar për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me rastin. “Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë deri në identifikimin e personit përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Pas kësaj, do të ndërmerren edhe veprimet e tjera ligjore në përputhje me dispozitat në fuqi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com