Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Reznik të

0%

Shpërndaje në: Prokuroria Speciale ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në fshatin Reznik të Vushtrrisë. Ai akuzohet se më 6 prill të vitit 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me një tashmë të dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.S., më në fshatin Reznik të Vushtrrisë, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me tashmë të dënuarin nga Gjykata Themelore në Prishtinë S.T., mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha