Gjykata lë në fuqi aktakuzën ndaj të akuzuarve për dallavere me

0%

Gjykata e Prishtinës ka lënë në fuqi aktakuzën ndaj 15 personave, disa prej të cilësive zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe tre personave juridik të akuzuar në lidhje me dallaveret me procedura të tenderit në Ministrinë e Arsimit. Më ishte mbajtur seanca e parë ndaj tyre, ku të akuzuarit kishin deklaruar se nuk e ndjejnë vetën fajtor për akuzat që prokuroria ja u vë në barrë.

Në këtë rast të akuzuar janë: Ardian Berisha – pronar i kompanisë “Shkëmbi Gllareva” Sh.P.K., Dashmir Limaj, Mërgim Limaj – drejtor në kompaninë Fabrika e Mobileve “Standard”, Agron Shemsi Shala – pronar i biznesit “A&F Projekti” Sh.P.K., Fehmi Zylfiu, i punësuar në MASHTI, Fadile Kokaj – Dyla, Murtez Hasan Zekolli, Xhemajl Buzuku, Agim Berdynaj, Arberita Mehmetaj – e punësuar në MASHTI dhe Naim Demiri – i punësuar në MASHTI.

Tre personat juridikë të akuzuar janë “A&F Projekti” Sh.P.K., Fabrika e Mobileve “Standard” Sh.P.K. dhe “Shkëmbi – Gllarevë” Sh.P.K. Pas kësaj, seanca mbrojtësit e të akuzuarve kishin bërë kërkesa që të hedhet aktakuza dhe i kanë kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria Speciale në aktakuzë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me këto kërkesa gjyqtari, Leon Përlaska ka marrë vendim duke ja u refuzuar në tërësi si të pabazuara kërkesat avokatëve të të akuzuarve.

Gjykata ka thënë se pasi ka shqyrtuar aktakuzën dhe shkresat e lëndës, kanë konstatuar se përmbajtja e diapozitivit të aktakuzës paraqet përshkrim faktik të veprimeve për të cilat pretendon se janë kryer nga të akuzuarit si dhe ka përcaktuar rolin e secilit prej të akuzuarve në proceset përkatëse të prokurimit publik si dhe ka paraqitur prova të cilat i mbështesin këto pretendime.

Sipas Përlaskës, aktakuza e prokurorisë përmban elemente të nevojshme faktike, përfshirë kohën, mënyrën e veprimit, rolin e pretenduar të pandehurve dhe cilësimin juridik të veprës penale duke i mundësuar mbrojtjes ushtrimin efektiv të të drejtave procedurale.

Sipas vendimi të Gjykatës, mbrojta ka pretenduar se prokuroria në aktakuzë nuk ekzistojnë elementet subjektive dhe objektive të veprave penale për të cilat akuzohen klientët e tyre, duke shtuar se veprimet e klientëve të tyre kanë qenë pjesë e ushtrimit të rregullt të detyrave të tyre zyrtare dhe se nuk ka prova që ekziston dashja e drejtpërdrejtë për të favorizuar operatorë të caktuar ekonomik, për shkaktim të dëmit ose për realizimin e ndonjë përfitimi të kundërligjshëm.

Lidhur me këtë pretendim gjykata ka thënë se nuk është bazë që të hidhet aktakuza, kurse lidhja e veprimeve të akuzuarve për shkak-pasojë do vlerësohen gjatë shqyrtimit gjyqësor.

“Këto çështje nuk mund të zgjidhen në fazën e shqyrtimit të kërkesës për hedhje të aktakuzës, pasi një vlerësim i tillë do të nënkuptonte papërcaktimin e fajësisë ose pafajësisë së të pandehurve para zhvillimeve të shqyrtimit gjyqësor”-thuhet në arsyetimin e vendimit të gjykatës.

Sipas gjykatës, prokurorial ka paraqitur prova të cilat sipas vlerësimit fillestar krijojnë bazë të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin se veprimet e të pandehurve mund të përbëjnë shkelje ligjore.

Tutje sipas vendimit të gjykatës, pretendimi se të akuzuarit kanë vepruar vetëm në kuadër të detyrave të tyre nuk është i mjaftueshëm për përjashtimin e përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës penale.

Tutje në vendim thuhet se mbrojta kanë kundërshtuar edhe pretendimin e PSRK-së për dëmin financiar dhe për realizimin e kundërligjshëm apo ndonjë lidhje ndërmjetë veprimeve të të pandehurve dhe pasojave.

“Gjykata vlerëson se edhe këto pretendime kanë të bëjnë me çështje të meritës së çështjes dhe jo me kushtet për hedhjen e aktakuzës, pasi që në këtë fazë nuk kërkohet që dëmi, përfitimi apo pasojat ekonomike të jenë të provuara ne mënyrë përfundimtare, por vetëm që të ekzistojnë prova të cilat mbështesin pretendimin se këto elemente mund të jenë realizuar”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Në vazhdën e këtyre pretendimeve gjykata në vendim ka thënë se ka prova si ekspertiza financiare që trajtojnë pasojat e pretenduara ekonomike.

Kurse lidhur me pretendimin e mbrojtësve se ekspertët nuk kanë qenë të përfshirë në listën e ekspertëve gjyqësor të KGJK-së, gjykata thotë se ky pretendim nuk qëndron pasi nuk është i paraparë si kriter thelbësor përfshirja në listë të KGJK-së e ekspertit që ai të jetë i kualifikuar për të trajtuar raste.

Sipas vendimit të gjykatës kriter është njohuria profesionale, prova, trajtimi i specializuar në fushën për të cilën kërkohet ekspertimi, në të kundërtën nëse do ishte ky kriter thelbësor për caktimin e ekspertit (përfshirja në listë të KGJK-së e ekspertëve) nuk do të mund të angazhoheshin ekspertë nga shtetet e tjera.

“Kriter themelor për caktimin e ekspertit është përgatitja dhe kompetenca profesionale për kryerjen e ekspertimit, e jo regjistrimi formal në një listë të caktuar që në këtë rast është lista e KGJ-së.”- thuhet tutje në vendim.

Gjykata tutje ka thënë se provat e kundërshtuar nga mbrojta e të akuzuarve nuk rezultojnë që janë marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe se nuk ka arsye për shpalljen e tyre si të papranueshme. Vendimi për këtë rast është marrë me .

DOSJA E PROKURORISË SPECIALE Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave, 12 persona fizikë (zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe pronarë e përfaqësues të kompanive) dhe tre persona juridikë, në lidhje me dallavere në procedura të tenderimit, me ç’rast pretendohet se janë paguar produkte deri në 1557% më shtrenjtë se çmimet reale të tregut.

Sipas aktakuzës së PSRK-së, në procedurën e prokurimit “Blerja e Pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” zyrtarë të MASHTI-t kishin vepruar kundërligjshëm duke kontraktuar produkte që çmimin në treg e kishin shumë më të ulët sesa që Ministria i kishte paguar gjatë viteve 2019-2021. KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria me prokurorin special, Dren Paca, i ka akuzuar të lartcekurit se përmes procedurave të prokurimit u kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, në prill të vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, Arberita Mehmetaj si zyrtare përgjegjëse për prokurim dhe Naim Demiri udhëheqës i njësisë kërkuese dhe menaxher i kontratës në Ministri të Arsimit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim shpërblimin me kontratë për bizneset “A&F Projekt” Sh.P.K., “Fabrika e Mobilieve Standard”, N.N.P.

“Standard Plus” dhe “Shkëmbi Gllarevë”. Produktet në tenderin “Blerje të pakove të pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” sipas Prokurorisë janë kontraktuar me çmim deri në 1557% më të larta se çmimi i tregut, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 1.5 milionë euro.

Këtë, sipas Prokurorisë, të akuzuarit e kanë bërë duke mos përgatitur specifika teknike të qarta për artikujt e përfshirë në paramasë dhe parallogari.

Tutje, sipas aktakuzës së PSRK, janë vendosur kritere selektive dhe të panevojshme për dëshminë e angazhimit të ekspertëve, inxhinierëve dhe autorëve duke ndërtuar kritere përzgjedhëse që të favorizojnë bizneset fituese duke i përjashtuar padrejtësisht bizneset e tjera.

Shkelja tjetër sipas PSRK nga të akuzuarit është bërë duke mos e siguruar çmimin më të ulët të tregut, duke lejuar blerje të produkteve me çmime artificialisht të fryra.

Tutje në aktakuzë thuhet se përmes këtyre kontraktimeve është shkaktuar një dëm shtesë prej 137 mijë euro duke lejuar që të tejkalohet sasia e kontraktuar për tri produkte më të shtrenjta mbi 30% e sasisë për një produkt tjetër më të lirë.

Tutje akti akuzues thotë se kontraktimi për këto produkte ishte paraparë që të kenë origjinë nga Bashkimi Europian, por që ishin lejuar që produktet të vinin nga Kina dhe Turqia. Pra vlera e përgjithshme e dëmit që është shkaktuar nga këto veprime, sipas Prokurorisë, vlerësohet të jetë mbi 1.8 milionë euro. Për këtë të pandehurit ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në pikën dy të aktakuzës renditen si të akuzuar: Agim Berdyna – zyrtar kryesor administrativ, Xhemajl Buzuku – zyrtar përgjegjës i prokurimit, dhe Murtez Zekolli – zyrtar kryesor financiar dhe Naim Demiri – udhëheqës i njësive kërkuese dhe menaxher i kontratës dhe Arberita Mehmetaj – zyrtare e prokurimit, tutje kanë aktivizuar aktivitete të prokurimit me titullin “Blerja e Pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” pa pasur nevojë për një aktivitet të tillë.

Kjo, sipas Prokurorisë, është bërë me qëllim që t’i shpërblejnë me kontratë për përfitim pasuror bizneset “A&F Projekt”, “Fabrika e mobileve Standard” dhe “Standard Plus”. Dy projekte të ndara, sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kishin bashkuar në një të vetëm, njëri ndër ta sipas PSRK-së ishte “Blerja e Pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, i cili ishte në fazë të zbatimit.

Këtë projekt sipas Prokurorisë e kishin aprovuar duke i vënë në barrë shtetit për pagesë mbi 2.8 milionë euro. Sipas Prokurorisë, shkeljet nuk kanë përfunduar me kaq, pasi gjatë përpilimit të dosjes së tenderit nuk i kanë përgatitur qartë specifikat që duhet të kryhen për artikujt e kontraktuar me ç’rast janë kontraktuar produkte me çmim më të lartë se i tregut për 1900%.

Tutje PSRK pretendon se të akuzuarit i kanë ndryshuar kriteret e projekteve vetëm dy ditë para hapjes së ofertave dhe nuk janë siguruar që ta kontraktojnë çmimin më të ulët se ai i tregut dhe kanë shkurtuar afatin për dorëzimin e ofertave. Me këtë të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Aktakuza përmban disa pika për veprime të ngjashme të të akuzuarve. Në pikën tre të aktakuzës, të pandehur janë: Xhemajl Buzuku – zyrtar përgjegjës i prokurimit, Fadile Dyla – zyrtare kryesore administrative, Naim Demiri – menaxher i kontratës, Fehmi Zylfiu – zyrtar kryesor i financave.

Ata nga 12 shkurti 2024 e deri më pasi kishte përfunduar zbatimi i kontratës kornizë nga projekti “Blerja e Pajisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore – Pakot e pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” kanë vepruar me dashje e në kundërshtim me ligjin me qëllim që t’u mundësojnë përfitim pasuror bizneseve “A&F Projekt”, “Fabrika e Mobileve Standard” Sh.P.K. dhe N.N.P.

“Standard Plus”, duke i kompensuar këto biznese për inflacionin e kontratës mbi 445 mijë euro. Pika katër e aktakuzës thotë se Agron Shala, Mërgim Limaj, Dashmir Limaj dhe Ardian Berisha si pronarë të bizneseve “A&F Projekt”, N.N.O.

“Standard Plus”, Fabrika e Mobileve “Standard” dhe “Shkëmbi Gllarevë” në lidhje me tenderin e MASHTI-t “Blerja e Pakove të pajisjeve të Nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” kanë bërë mashtrim të autoritetit kontraktues, në këtë rast MASHTI-t.

Mashtrimi sipas PSRK është bërë duke prezantuar kontrata të punëtorëve gjoja se janë duke punuar në këto firma me qëllim që të plotësojnë kriteret për ta fituar projektin. Tutje mashtrimi sipas PSRK është bërë duke mos dorëzuar vërtetimet tatimore të rreme.

Në pikën pesë të aktakuzës, Dashmir Limaj si pronar i biznesit “Standard Plus” edhe pse ka qenë në dijeni se inxhinierët Anita Kabashi dhe Adnan Mustafa nuk kanë qenë asnjëherë të punësuar në kuadër të biznesit të tij kanë mundësuar përdorimin e dokumenteve të rreme me qëllim që të plotësojnë njërin nga kriteret për t’u shpallur kompani fituese.

Me këtë akuzohen për vepër penale të falsifikimit të dokumenteve. Çka deklaruan në Prokuroi të akuzuarit për ‘Dallavere me tender’ në Ministri të Arsimit? Në Prokurorinë Speciale të akuzuarit janë kundërpërgjigjur për pretendimet që prokurori Dren Paca po i ngarkon.

Burimi: Kallxo