Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk kanë lejuar ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, të mbajë fjalim në aktivitetin me qytetarë që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës. Gërvalla është përballur me brohoritje nga deputetët e PDK-së, të cilët kanë thirrur “Demokraci, UÇK”.
E njëjta situatë ishte krijuar paraprakisht edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Për shkak të brohoritjeve dhe situatës së krijuar, Haxhiu nuk e ka mbajtur as konferencën për media të planifikuar në hollin e Kuvendit të Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
