Babai i katër fëmijëve në SHBA telefonoi policinë dhe tha se kishte

0%

Një baba i katër fëmijëve në Winfield të Kansasit, SHBA, telefonoi numrin emergjent 911 dhe njoftoi policinë se kishte vrarë të gjithë familjen e tij, para se të vriste edhe veten. Autoritetet po e hetojnë rastin si vrasje-vetëvrasje. Policia tha se të martën në mëngjes, më 11 gusht, në një shtëpi në Winfield u gjetën të vdekur gjashtë persona, përfshirë nënën dhe katër fëmijët e familjes.

Fëmijët, tre vajza dhe një djalë, ishin nga 3 deri në 9 vjeç, Abcnews. Sipas shefit të Policisë së Winfieldit, Robbie DeLong, telefonata në 911 u pranua rreth orës të mëngjesit, me orën lokale, transmeton Sinjali. Burri deklaroi se “kishte vrarë të gjithë familjen” dhe se ishte duke u përgatitur të vriste edhe veten.

Oficerët, të cilët ndodheshin në zonë për një rast tjetër, u nisën drejt shtëpisë. Teksa oficeri i parë po afrohej, u dëgjua një e shtënë me armë zjarri, pas së cilës policia u tërhoq dhe vendosi një perimetër sigurie. Pak para orës , policia hyri me forcë në banesë dhe gjeti gjashtë anëtarët e familjes të vdekur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Byroja e Hetimeve të Kansasit (KBI) identifikoi viktimat si Kelly George, 44 vjeçe, dhe katër fëmijët e saj: Carol Williams, 9 vjeçe, Ronald Williams Jr., 7 vjeç, Sarah Williams, 5 vjeçe dhe Kelly Magee-Williams, 3 vjeçe. I dyshuari është identifikuar si Ronald Williams Sr., 53 vjeç, babai i katër fëmijëve.

Autoritetet thanë se vetëm gjashtë anëtarët e familjes jetonin në atë shtëpi dhe se nuk ka më kërcënim për publikun. Jason Diaz, agjent special në krye të KBI-së, tha se beson se burri kishte qenë i saktë në deklaratat e tij gjatë telefonatës në 911 dhe se e shtëna e fundit ishte shkaktuar nga vetë i dyshuari. Motivi i ngjarjes ende nuk është bërë i ditur dhe mbetet nën hetim.

Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe fqinjët për të mbledhur më shumë informacione rreth rastit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com