Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një lumë në vendin e quajtur “Skollovc”, në fshatin Dërmjak të Hanit të Elezit.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot, ndërsa pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitë e Hetimeve Rajonale dhe Forenzikës, si dhe ekipet emergjente, të cilat kanë nxjerrë trupin nga uji.
Sipas Policisë, mjeku kujdestar i QKMF-së në Han të Elezit ka konstatuar vdekjen e viktimës. Nga ekzaminimet fillestare nuk janë vërejtur shenja të dukshme të lëndimeve. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për autopsi dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen” dhe po hetohet nga njësitet kompetente policore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
