Një krim i dyfishtë ka tronditur Turqinë, pasi një 36-vjeçar vrau gruan e tij 27-vjeçare dhe kunatin 56-vjeçar, duke pretenduar se dyshonte se ata kishin një lidhje dashurie. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës të së martës, në lagjen Yildirim të Bursës.
Sipas mediave turke , 36-vjeçari Ismail Matur fillimisht vrau kunatin e tij, 56-vjeçarin Yavuz Yilmaz, të cilin e qëlloi tetë herë në mes të rrugës. Më pas, autori u kthye në shtëpinë e tij, ku qëlloi dhe vrau gruan e tij 27-vjeçare, Canan. Policët që mbërritën në vendngjarje e arrestuan 36-vjeçarin dhe sekuestruan armën që dyshohet se ishte përdorur në vrasjen e gruas dhe kunatit të tij.
Gjatë marrjes në pyetje, Ismail Matur dyshohet se u tha policëve se “ishte çështje nderi t’i vrisnim ata”. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes së dyfishtë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
