“S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet”, Daka: Afati për

0%

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se situata aktuale në Kuvendin e Kosovës përbën shkelje kushtetuese. Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Daka tha se shkelja kushtetuese është evidente dhe se, sipas saj, nuk është e nevojshme të jesh jurist për ta kuptuar situatën.

“Po në fakt, këtë as unë vetë nuk e kuptoj, sepse se ka shkelje kushtetuese. Nuk duhet me qenë shumë jurist për me e kuptu, sepse qartazi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është dashur të konstituohet në afat prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe ajo ditë ka kaluar më 7 gusht”, tha Daka.

Ajo iu referua aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton afatin brenda të cilit duhet të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit. Sipas Dakës, me kalimin e këtij afati, vendi tashmë ndodhet në një situatë që ajo e cilësoi si jo kushtetuese. “Kështu që kemi një shkelje kushtetuese dhe një gjendje jo kushtetuese, është evidente”, deklaroi Daka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi