Në Gjykatën e Prizrenit të martën, më , nuk është mbajtur seanca ndaj të akuzuarit Anton Kelmendi, i cili po akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje. Seanca u shty për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit.
Avokati i të akuzuarit, Hazër Susuri, ka konfirmuar se Kelmendi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore për të marrë pjesë në seancë, dhe se për gjendjen e tij është njoftuar edhe Gjykata. Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka konstatuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës. Çka thuhet në aktakuzë?
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më , në fshatin Nashec të komunës së Prizrenit, në pronën – livadhin e qytetarit V.B. I pandehuri Anton Kelmendi dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Agim Gutaj, i cili në atë kohë ishte duke kullotur bagëtinë në livadhin që ndodhet pranë shtëpisë së të pandehurit.
Fillimisht, gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri është afruar drejt të dëmtuarit dhe i është drejtuar me fjalët: “A të kam thënë ty mos me ardhë kah shpija ime dhe mos me këqyrë kah shpija ime, se aty kam gru, kam familje”. Në përgjigje, i dëmtuari Agim Gutaj ka thënë: “Ky livadh nuk është i yti, unë mund ta kullos bagëtinë këtu”.
Sipas aktakuzës, pas këtyre fjalëve mes tyre ka vazhduar një debat me fyerje dhe sharje të ndërsjella. Më pas, sipas aktakuzës, i pandehuri i është drejtuar të dëmtuarit me fjalët: “Prit pak se ta tregoj qejfin”, dhe është larguar nga vendi dhe pas një kohe të shkurtër është kthyer i pajisur me armë zjarri – pistoletë “Crvena Zastava M-57”, e kalibrit 7.62x25mm.
Me qëllim që ta privojë nga jeta të dëmtuarin, ai ka shtënë me armë në drejtim të tij 3-4 herë, me ç’rast i dëmtuari është goditur nga një predhë në regjionin e gjurit të majtë, duke pësuar lëndime të lehta trupore, përkatësisht plagë tejshkuese nga arma e zjarrit me trajektore nga përpara – prapa, siç është konstatuar në akt-ekspertimin mjekoligjor të datës .
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri Anton Kelmendi ka kryer veprën penale – vrasja e mbetur në tentativë. Gjithashtu Kelmendi akuzohet edhe për posedim të kundërligjshëm të armës.
Sipas aktakuzës Kelmendi deri më në fshatin Nashec, në kundërshtim me Ligjin për Armët, ka mbajtur në pronësi dhe posedim një pistoletë “Crvena Zastava M-57”, të kalibrit 7.62×25, si dhe një karikator. Sipas Prokurorisë, kjo është arma me të cilën Kelmendi dyshohet se ka shtënë në drejtim të Gutajt dhe e ka plagosur atë.
