U përpoqën të ndalonin aeroplanin në Moskë, po vonoheshin për një

0%

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ku disa gra u përpoqën të ndalonin një avion pasi rrezikonin të humbnin fluturimin drejt Turqisë. Më vonë, njëra prej tyre shpjegoi se arsyeja ishte një dasmë që do të mbahej në Bodrum.

Gratë po përpiqeshin të arrinin në kohë për ceremoninë, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme pasi bëhej fjalë për dasmën e motrës së njërës prej tyre. Megjithatë, përpjekja për ta ndalur avionin nuk pati sukses. Aeroplani u nis pa to, ndërsa gratë u ndaluan nga autoritetet e aeroportit.

Në fund, ato nuk arritën të merrnin pjesë në dasmën në Turqi dhe u përballën edhe me gjoba për incidentin në aeroport.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi