Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka rrëfyer se si lindi pasioni i tij për futbollin dhe përkrahja për Real Madridin, një dashuri që nisi krejt rastësisht gjatë fëmijërisë dhe vazhdon edhe sot. Tebas tregoi se ai dhe vëllai i tij i madh u ndanë në përkrahjen e tyre për dy gjigantët e futbollit spanjoll, me njërin që zgjodhi Barcelonën dhe tjetrin Real Madridin.
“Në atë kohë u ndamë, njëri prej nesh për Barcelonën dhe tjetri për Real Madridin. Pikërisht aty nisi pasioni ynë për futbollin dhe interesi për atë që po ndodhte. Që nga ai moment filloi dashuria për futbollin”. Më vonë, njëri prej xhaxhallarëve të tij e mori për të parë një ndeshje, ndërsa ajo zgjedhje e parë e një klubi ndikoi në të gjithë marrëdhënien e tij me futbollin.
“Zgjedhja e dy skuadrave ishte krejt rastësore dhe që nga ai moment filluam të tregonim interes për atë skuadër”. “Vëllai im i madh vazhdon të jetë tifoz i Barcelonës, ndërsa unë vazhdoj të jem tifoz i Real Madridit”.
Para se të hynte profesionalisht në botën e futbollit, Tebas u rrit në qytetin e Huescës, ku e ndante pasionin për Real Madridin me shokët e tij të shkollës, mes të cilëve kishte edhe shumë tifozë të Barcelonës. Tre lojtarët që Mourinho i konsideron të tepërt në ekipin e tij te Real Madridi Ai kujton se rivaliteti mes dy palëve ishte i pranishëm edhe në jetën e përditshme.
“Nuk kishte asnjë mbrëmje kur dilnim për të pirë diçka dhe që ajo të mos përfundonte me një përplasje mes tifozëve të Barcelonës dhe atyre të Real Madridit”. Sipas Tebasit, debatet, ngacmimet dhe batutat mes dy grupeve ishin pjesë e zakonshme e atyre mbrëmjeve dhe e kulturës së rivalitetit mes dy klubeve./ Telegrafi
