“Ndihem i turpëruar nga Kryeministri që na përfaqëson!” – Emigranti:

0%

Një tjetër emigrant që po proteston në shesh deklaroi se ndihet i turpëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili përfaqëson popullin shqiptar. Ai deklaroi se turpin duhet ta mbajnë edhe patronazhistët, për të cilët tha se duke marrë disa para mendojnë se po realizojnë jetët e tyre. I pyetur se përse ka dalë në protestë, ai tha është ngritur kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve.

“Në Shqipëri po bëhet një padrejtësi e madhe, sociale, ligjore dhe në të gjitha format. Në këtë vend, nuk ka mundësi tjetër për të jetuar përvecse ose të korruptohesh ose të ikësh jashtë shtetit. Shteti duhet të japë alternativa. Më vjen shumë turp për kryeministrin tim kur shikoja që fliste. Ndihem i turpëruar që një kryeministër i tillë më përfaqëson mua dhe shqiptarët.

Kemi një 1001 shkaqe për protestuar. Turpin më të madh duhet ta mbajnë edhe patronazhistët që për 5 lekë mendojnë se realizuan jetën e tyre.” , tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot