Kate Beckinsale fshin të gjitha postimet në Instagram pas komenteve

0%

Aktorja e njohur Kate Beckinsale ka fshirë të gjitha postimet nga profili i saj në Instagram, pasi u përball me një sërë komentesh negative dhe spekulimesh në lidhje me pamjen e saj. Përdorues të rrjeteve sociale kishin ngritur dyshime se dobësimi i saj ishte i lidhur me përdorimin e ilaçit Ozempic apo edhe me përdorimin e substancave narkotike.

Beckinsale i mohoi këto pretendime, përpara se të vendoste të largonte të gjithë përmbajtjen nga profili i saj. Aktorja vendosi t’u përgjigjej drejtpërdrejt akuzave dhe publikoi disa nga mesazhet që kishte marrë. Ajo theksoi se pamja e saj fizike nuk duhet të jetë objekt spekulimesh, veçanërisht pasi askush nuk mund ta dijë se çfarë po përjeton ajo në jetën private.

Beckinsale zbuloi se prej 16 vitesh përballet me sindromën e aktivizimit të mastociteve (MCAS), një gjendje shëndetësore që, sipas saj, i shkakton probleme të rënda me tretjen dhe ia vështirëson ushqyerjen. Problemet shëndetësore nuk janë i vetmi faktor që ka ndikuar në ndryshimin e saj fizik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Beckinsale ka kaluar një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, e shoqëruar edhe me humbje të rëndësishme familjare. Në korrik të vitit 2025, nëna e saj, aktorja Judy Loe, ndërroi jetë pas një beteje me kancerin. Beckinsale e kishte përshkruar atë si mikeshën e saj më të afërt dhe si një figurë që e kishte udhëhequr gjatë gjithë jetës.

Vetëm rreth një vit e gjysmë më herët, në janar 2024, kishte ndërruar jetë edhe njerku i saj, regjisori Roy Battersby, si pasojë e një goditjeje në tru dhe kancerit. “Brenda një kohe të shkurtër humba pothuajse të gjithë familjen time, përveç vajzës sime të çmuar”, kishte shkruar aktorja, duke shtuar se dhimbja dhe problemet shëndetësore kishin ndikuar ndjeshëm edhe në trupin e saj.

Beckinsale ka treguar se prej kohësh përballet me komente të ashpra për trupin e saj. Sipas saj, pothuajse çdo publikim shoqërohet me mesazhe ku përdorues të ndryshëm e quajnë “të neveritshme” apo “anoreksike”, ndërsa të tjerë e akuzojnë për përdorim të drogave.

Komentet e kanë prekur veçanërisht për faktin se kanë ardhur në një periudhë kur ajo po përpiqej të fliste hapur për problemet e saj shëndetësore. Një prej përdoruesve e pyeti drejtpërdrejt nëse dëshironte të shtonte peshë. Përgjigjja e aktores ishte e shkurtër: “Po, shumë”. Me këtë përgjigje, ajo synoi të hidhte poshtë pretendimet se po dobësohej qëllimisht.

Pas valës së komenteve fyese, Beckinsale mori vendimin për të fshirë të gjithë përmbajtjen nga profili i saj në Instagram. Aktualisht, profili i saj është bosh, një ndryshim që u vu menjëherë re nga ndjekësit. Aktorja ka lënë të kuptohet se, nëse vendos të rikthehet në rrjetin social, mund t’i kushtojë vëmendje përmbajtjeve më të thjeshta, siç janë rekomandimet për libra.

Vendimi i saj vjen pas vitesh gjatë të cilave pamja fizike e Kate Beckinsale ka qenë shpesh objekt diskutimesh dhe komentesh publike.

Burimi: Telegrafi