Ekskluzive| Rrahje në Letanc të Podujevës, kamerat zbardhin çfarë

0%

Një rrahje mes disa personave në fshatin Letanc të Podujevës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e dy personave, njëri prej të cilëve është i mitur, mëson Sinjali. Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 10 gusht, rreth orës , ndërsa Policia është njoftuar pak minuta më vonë nga Emergjenca se dy persona kishin kërkuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit në këtë rast janë Mirlind Musolli rreth 27-vjeç dhe A.P. rreth 16-vjeç, ndërsa si viktimë figuron F. Ç rreth 27-vjeç. Pas trajtimit mjekësor, personat e përfshirë janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa hetuesit kanë siguruar dhe analizuar pamjet e kamerave nga vendi ku kishte ndodhur rrahja.

Pas shikimit të pamjeve dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore, për rastin janë vënë në dijeni dy prokurore – ajo e Departamentit të Përgjithshëm dhe Prokurorja kujdestare për të Mitur. Me vendim të Prokurorisë, Mirlind Musolli është ndaluar për 48 orë, ndërsa 16-vjeçari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe më pas është dërguar në ndalim për 24 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për rrethanat dhe motivin e përleshjes po vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com