Ekskluzive| Plagosje misterioze në Podujevë: Po rrinin në oborr kur

0%

Një ngjarje e pazakontë dhe ende e paqartë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, ku një person është plagosur me armë zjarri derisa po qëndronte në oborrin e shtëpisë, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i plagosuri është G.

Hasani, i cili dyshohet se është goditur nga një predhë në këmbë dhe, pas ndihmës së parë nga Emergjenca në Podujevë, është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Siç mëson Sinjali, policia është njoftuar për plagosjen rreth orës të 11 gushtit, ndërsa incidenti dyshohet se kishte ndodhur rreth orës .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe hetuesit, të cilët kanë nisur ekzaminimin e zonës dhe veprimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes. Një dëshmi interesante për atë që ndodhi ka dhënë A. H. 25 vjeçar .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo ka deklaruar se po qëndronin të ulur në oborr kur kishte dëgjuar papritur një krismë, për të cilën fillimisht kishte menduar se ishte zhurma e një shkrepëseje. Vetëm pak çaste më vonë kishte vërejtur gjakun që po i dilte vëllait nga këmba. E tronditur nga ajo që kishte parë, ajo ka deklaruar se i kishte rënë të fikët dhe nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur më pas.

Policia ka patrulluar në zonën përreth, por sipas informacioneve fillestare nuk është vërejtur asgjë e dyshimtë. Ende nuk dihet kush ka shtënë, nga cili drejtim ka ardhur predha dhe nëse i plagosuri ishte objektiv i të shtënave apo është goditur aksidentalisht. Këto rrethana pritet të sqarohen gjatë hetimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com