Krismat alarmojnë Policinë në një dasmë në Burojë të Skenderajt –

0%

Një dasmë në fshatin Burojë të Skenderajt është shoqëruar me të shtëna mbrëmjen e së hënës, duke bërë që Policia të intervenojë në vendin ku po mbahej ahengu, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës , pasi Policia kishte marrë informacion se në një aheng familjar po dëgjoheshin të shtëna.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar është Zeqir Zeqiri rreth 49-vjeç, i cili njëherësh ishte edhe pronari i dasmës. Me të mbërritur njësitë policore në lokacion, Zeqiri ka pranuar se kishte shtënë katër herë me a*më me gaz, në shenjë gëzimi. Ai më pas e ka dorëzuar vullnetarisht a*mën, së bashku me një karikator, të cilat janë konfiskuar nga Policia.

Në vendin ku dyshohet se janë kryer të shtënat janë gjetur edhe katër gëzhoja. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të a mëve” dhe “Përdorim të a mës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të procedurave, 49-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com