Dinamo e Zagrebit mposhti Kauno Zhalgirisin me rezultat 2:1 në Lituani, në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Champions League. Me rezultatin e përgjithshëm 7:1, Dinamo u kualifikua në play-off-in e Champions Leagues. Për Dinamon shënuan Lukas Kaçavenda dhe Josip Mishiq, ndërsa për Kaunon golin e shënoi Gabriel Debeljuh.
Dinamo luajti që nga minuta e 32-të me një lojtar më pak, pasi portieri Ivan Filipoviq u ndëshkua me karton të kuq. Në play-off, Dinamo do të përballet me skuadrën norvegjeze Viking.
