Për Dinamon, ndeshja e kthimit përballë Audas në “Elbasan Arena” vlen gjithçka për gjithçka, sa i takon biletës së kualifikimit për në fazën e “play off” në Conference League.
Kjo konfirmohet dhe në videon e fundit që dinamovitët kanë shpërndarë në rrjetet sociale, ku spikasin 8 golat e shënuar deri në këto momente dhe që sollën ekipin e Ilir Dajës në këtë pikë shumë të rëndësishme të këtyre kualifikueseve. “8 golat që na sollën deri këtu. Por, ende asgjë nuk ka përfunduar. Edhe një natë. Edhe një betejë tjetër.
Ne besojmë”, shkruhet krahas videos ku shfaqen golat e shënuar. Takimi që do të luhet të enjten prej orës , vë përballë Dinamon në një “test” që është sprovuar edhe më herët. Kujtojmë se dhe në dy përballjet e para, me Astanën dhe Aluminij, në ndeshjen e parë nuk ka marrë fitore, ndërsa në kthim ka dominuar bindshëm.
Kjo shton akoma dhe më shumë bindjen se tek “blutë” kryeqytetas, motivimi është maksimal.
