Sulmohet fizikisht një person në Han të Elezit, arrestohet një i

0%

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga tre persona. Rasti është shënuar në Han të Elezit, të dielën, më . Sipas Policisë së Kosovës, viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

I dyshuari i tretë, sipas policisë, gjendet në arrati. Sipas Policisë, të tre të dyshuarit që kanë sulmuar viktimën, janë familjarë mes vete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Burimi: Kallxo