Dy raste të ndara të sulmit dhe pengimit të policëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë raportuar më në Prishtinë dhe Leposaviq. Rasti i parë, sipas njoftimit të Policisë është raportuar në Prishtinë. Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, derisa ky i fundit ishte duke intervenuar në një rast.
Si pasojë e incidentit, sipas njoftimit, zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, po sipas njoftimit të Policisë, në Leposaviq një shtetas i Serbisë është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Sipas Policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
