Klubi i futbollit nga Sanxhaku, Novi Pazari, dje është provokuar nga tifozët famëkeq “Delija” të Cërvena Zvezdës së Beogradit. Në stadiumin “Marakana” apo si i thonë tani “Rajko Mikiq”, Novi Pazari u provokua rëndë nga shovenistët serbë. “Sipas raportimeve të mediave, tifozët ngritën kartona në tribunë duke formuar imazhin e Mladiqit.
Pamje e turpshme Veprimi shkaktoi reagime të shumta, pasi Ratko Mladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe për krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë”, ka shkruar media nga Sanxhaku “Indeksoline.rs”. Në stadium u panë skena të turpshme.
“Derisa ti e pret një nazist në Beograd, serbët po derdhin gjak në Kosovë”, ishte pankarta e turpshme e tifozëve famëkeq “Delija” të Zvezdës. Ky mesazh u drejtua Vuçiqit pasi priti presidentin e Ukrainës, Zelenskyn. “Skena të turpshme në Marakana” , ka shkruar media kroate “Tportal”. Ky nuk është rasti i parë që emri i Mladiqit shfaqet në përballjet mes Cërvena Zvezdës dhe Novi Pazarit.
Edhe gjatë një ndeshjeje të mëparshme mes dy skuadrave, tifozët e Zvezdës kishin brohoritur emrin e tij, duke shkaktuar tensione në stadium dhe ndërprerje të lojës.
