Tre persona janë arrestuar në Deçan, pasi Policia e Kosovës ka bastisur një lokal nën dyshimin se aty po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme. Rasti ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës .
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në një shitore janë gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa të lojërave të pokerit, një armë automatike, dhjetë fishekë, si dhe një çantë dore ku ndodheshin një brisk dhe një faturë. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre meshkuj kosovarë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është liruar në procedurë të rregullt. Policia e ka cilësuar rastin si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
