Semaforët në një prej kryqëzimeve kryesore në Prishtinë, te zona e Katedrales, nuk janë duke funksionuar. Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë se semaforët janë jashtë funksionit, ndërsa në këtë pjesë qarkullojnë automjete dhe kalojnë edhe këmbësorë.
Bëhet fjalë për një prej udhëkryqeve më të frekuentuara të kryeqytetit, ku përmes sinjalistikës orientohen edhe automjetet që udhëtojnë drejt Podujevës, Ferizajt dhe Shkupit . Mosfunksionimi i semaforëve mund të krijojë rrezik për pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.
Probleme të ngjashme me semaforët në këtë zonë janë raportuar edhe më herët, duke shkaktuar tollovi në komunikacion. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
