Arsenali ka pësuar humbjen e dytë radhazi në miqësoret para sezonit, duke u mposhtur 3:2 nga Borussia Dortmundi në “Emirates”. Dortmundi kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë, ndërsa Konstantinos Karetsas dyfishoi avantazhin para përfundimit të pjesës së parë. Arsenali reagoi në pjesën e dytë me golin e Ethan Nwanerit, por vetëm pak minuta më vonë Joane Gadou shënoi për 3:1.
Viktor Gyokeres shënoi nga pika e bardhë për 3:2, por “Topçinjtë” nuk arritën ta barazonin rezultatin. Goli i Gabriel Martinellit në fund u anulua për pozicion jashtë loje. Humbja vjen vetëm pak ditë pas disfatës 3:1 ndaj Real Betisit, duke ngritur pikëpyetje për formën e skuadrës së Mikel Artetës, vetëm një javë para fillimit të sezonit.
Megjithatë, Arsenali kishte disa mungesa të rëndësishme, përfshirë Declan Rice, Martin Zubimendin, Bukayo Sakën, Ebere Eze dhe Mikel Merinon.
