Në dy pika të kalimit kufitar të Kosovës raportohet për kolona të automjeteve, ndërsa në pikat tjera kufitare qarkullimi paraqitet pa pritje të theksuara. Te Dheu të Bardhë ka rreth 500 metra kolonë në dalje , ndërsa pritja për automjete arrin deri në një orë . Ndërkohë, në Han të Elezit janë krijuar kolona në të dy drejtimet.
Në hyrje raportohet kolonë prej rreth 200 metrash , me pritje deri në 20 minuta , ndërsa në dalje ka rreth 100 metra kolonë , me pritje deri në 15 minuta . Në pikat tjera të kalimit kufitar nuk raportohet për kolona, ndërsa pritjet janë kryesisht të shkurtra. Të dhënat janë përditësuar në orën , nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
