Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një person rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, viktima i identifikuar si J.Z, është qëlluar me një armë kallashnikov. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen. /Tch

Burimi: Telegrafi