Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet se u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur një gjobë për kundërvajtje në trafik. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , gjatë mbajtjes së një pike kontrolli. Njësia policore kishte ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Derisa zyrtarët policorë po përgatiteshin t’i shqiptonin gjobën për kundërvajtjen në trafik, i dyshuari, mashkull dhe shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se u ka ofruar policëve një kartëmonedhë prej 20 eurosh. Sipas policisë, paratë janë ofruar me qëllim që të mos i shqiptohej gjoba.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
