Nuk i mjaftoi Vedat Muriqi, Fenerbahce kërkon edhe një tjetër sulmues

0%

Fenerbahce ka nisur bisedimet për transferimin e Romelu Lukakut, ka raportuar të shtunën pasdite gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano. Sulmuesi 33-vjeçar nga Antwerp është ende nën kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2027, por gjithçka tregon se ai pritet të largohet së shpejti nga Italia.

Fenerbahçe është optimist se mund ta bindë Lukakun për një aventurë të re në Superligën turke. Presidenti i sapozgjedhur i klubit, Aziz Yildirim, thuhet se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta bindur sulmuesin belg.

Së fundmi, Lukaku raportohet se ka marrë disa oferta nga klubet e Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. 🚨🟡🔵 Fenerbahçe are now in direct talks with Romelu Lukaku’s camp, negotiations underway. AS Monaco are not involved, Fenerbahçe entered the race strong and the president is personally working on the deal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lukaku, expected to leave Napoli soon. pic.twitter.com/4117bYfqbi — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2026 Megjithatë, golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Belgjikës dëshiron të vazhdojë karrierën në Evropë. Edhe Monaco ishte lidhur së fundmi me një transferim të Lukakut, por sipas Romanos, klubi francez nuk është aktualisht në garë për shërbimet e tij.

Napoli ka vendosur qëllimisht të mos e përfshijë Lukakun në grumbullimin për fazën përgatitore. Aktualisht, belgu ndodhet në vendlindjen e tij, ku po punon për rikthimin në formën optimale pas përfundimit të Kupës së Botës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi