Basketbollisti i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, ka vdekur në muajin maj si pasojë e efektit të kombinuar të heroinës dhe kokainës, njoftuan autoritetet në Los Anxhelos. Mjeku ligjor i qarkut ka përcaktuar se vdekja e basketbollistit 29-vjeçar të NBA-së ishte aksidentale. Clarke u gjet pa ndjenja në dhomën e gjumit të një shtëpie në San Fernando Valley më 11 maj.
Ekipi i urgjencës, pas mbërritjes në vendngjarje, vetëm mundi të konstatonte vdekjen. Në raport thuhet se një faktor i rëndësishëm ishte edhe efekti i kombinuar i disa barnave të dhëna me recetë, por deri tani nuk është bërë e ditur se për cilat barna bëhet fjalë. Clarke kishte lindur në Vankuver dhe u bë pjesë e NBA-së në vitin 2019, si zgjedhja e 21-të në draft.
Ai u përzgjodh nga Oklahoma City, por shumë shpejt u shkëmbye te Memphis Grizzlies, ekip me të cilin kaloi të gjithë karrierën e tij në NBA. Problemet me dëmtimet ndikuan ndjeshëm në vitet e fundit të karrierës së tij. Në sezonin 2025/26, ai luajti vetëm dy ndeshje. Në total, Clarke zhvilloi 309 ndeshje në NBA, prej të cilave 50 si titullar, me një mesatare prej 10.2 pikësh për ndeshje.
Para karrierës profesionale, ai luajti basketboll universitar për San Jose State dhe Gonzaga. Një muaj para vdekjes së tij, Clarke ishte arrestuar në Arkansas për disa shkelje, përfshirë.
