Bashkimi në krizë të thellë

0%

Futbollistët e Tikveshit arritën fitoren e dytë në po aq ndeshje në sezonin e ri të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut (LPFMV). Sot, në udhëtim ndaj Bashkimit nga Kumanova, ata fituan me rezultatin 0:5. Epërsinë 0:1 për mysafirët e solli Wisdom në minutën e 36-të. Deri në fund të pjesës së parë, rezultati u bë 0:2, pasi Laval shënoi në minutën e 42-të.

Laval shënoi edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 72-të, duke e çuar rezultatin në 0:3. Tikveshi vazhdoi dominimin dhe arriti edhe te 0:4 me golin e Popzlatanov në minutën e 81-të. Rezultatin përfundimtar 0:5 e vendosi Ackovski në minutën e 88-të.

Burimi: Bota Sot