Sergi Roberto ka vendosur të lë futbollin evropian. Ish-kapiteni i Barcelonës, do të vazhdojë karrierën e tij në MLS te gjiganti i kësaj lige, LA Galaxy si lojtar i lirë. Roberto, nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për një sezon teksa do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin te Barcelona, Riqui Puig.
Spanjolli, së fundmi ishte pjesë e Comos ku i ndihmoi klubit të arrinte kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.
Burimi:
Bota Sot
