Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë

0%

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se personi është nga Kosova dhe se është marrë në pyetje. Sipas Policisë, marrja në pyetje nuk nënkupton domosdoshmërisht se personi do të dërgohet në mbajtje.

Ndërkohë, në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilin e posedon transmetuesi publik, bëhet e ditur se më është marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për Vido Gjuriqiq, i lindur më në Mitrovicë. Sipas vendimit të MPB-së, Gjuriqiq ka qenë shtetas i Kosovës dhe njëkohësisht shtetas i Republikës së Serbisë.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Gjuriqiq “është anëtar i forcave policore të një shteti tjetër” dhe se për këtë nuk ka marrë pëlqimin e organit kompetent. Vendimi Sipas MPB-së, një veprim i tillë lidhet me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot